Mesfushori Bruno Guimaraes nuk do të largohet për asnjë çmim nga skuadra e Newcastle Unitedit, përkundër interesimit te Real Madridit, Arsenalit dhe Paris Saint-Germainit.
Për ta konfirmuar qëndrimin e brazilianit te Newcastle, drejtuesit e klubit anglez tashmë i kanë ofruar atij kontratë të re, përcjell të premten “The Sun”.
Me kontratën e re, Bruno do të mbetej te Newcastle deri në vitin 2028 dhe do të bëhej njëri prej futbollistëve më të paguar në klub.
24-vjeçari ka kontratë me Newcastlen deri në vitin 2024 dhe prejse iu bashkua nga Lyoni në fillim të këtij viti, është shndërruar në lojtarin kryesor të ekipit anglez.
Këtë edicion, Bruno ka dy gola e një asistim në gjashtë paraqitje në Premier League.