Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle ngjall interesim për Lenon

Newcastlre Unitedi me pronar të rinj po synon të ndërtojë një skuadër më të fortë për sezonin tjetër. Primare këtë edicion për Newcastlen mbetet qëndrimi në Premier League.

Në mesin e shumë lojtarëve që synon ti transferojë klubi anglez në verë, është edhe portieri i Arsenalit, Bernd Leno. Në fakt, Leno ka qenë dëshirë e klubit anglez edhe më herët.

Gjermani e ka humbur vendin e titulluar tek Arsenali dhe po kërkon që të gjejë një skuadër tjetër ku mund të luajë më shumë.

Leno ishte afër largimit edhe në janar, por në fund mbeti te klubi nga Londra.

Ai ka kontratë me klubin anglez deri në verën e vitit 2023.

Artikuj të ngjashëm