Newcastle Unitedi po synon transferimin e portierit të Barcelonës, gjermanit Marc-Andre ter Stegen.
Sipas mediumeve në Spanjës, skuadra angleze po dëshiron t’i siguroj shërbimet e Ter Stegenit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Madje, për ta bindur Barçën në lirimin e tij, Newcastle është i gatshëm të ofrojë 55 milionë euro. Portieri 29-vjeçar po shihet si përforcim i rëndësishëm te ekipi anglez, i cili tashmë është në pronësi të pronarëve nga Arabia Saudite.
Ter Stegen ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2025 dhe këtë sezon ka regjistruar 13 paraqitje në të gjitha garat. Ai është pjesë e Barcelonës prej vitit 2014 kur iu bashkua nga Borussia Moenchengladbachu për 20 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm