Newcastle United do të kërkojë shifër të jashtëzakonshme nëse një skuadër synon shërbimet e yllit të skuadrës, Bruno Guimaraes, ka shkruar të shtunën “Chronicle”.
Në fakt, ka disa skuadra që kanë shprehur interesim. Real Madridi është një prej tyre. Por nëse dikush dëshiron ta blejë futbollistin brazilian, duhet shpenzuar 104 milionë funte.
24-vjeçari ka shënuar dy gola dhe ka një asistim në shtatë ndeshjet e para të sezonit të ri.