Mesfushori Jorginho mund të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni, por jo edhe nga kampionati anglez. “Daily Mail” ka raportuar se Jorginho mund t’i bashkohet Newcastle Unitedit, ekip që është futur në garë për shërbimet e tij.
Mësohet se krerët e Newcastlet tashmë kanë nisur kontaktet me agjentin e Jorginhos, pasi mesfushori ende nuk ka arritur marrëveshje me Chelsean për rinovimin e kontratës. Jorginho ka kontratë deri në fund të këtij sezoni dhe gjasat janë të mëdha që në verë të mbetet lojtar i lirë. Te Newcastle kanë bërë gati ofertën për ta joshur Jorginhon, i cili po shihet si përforcim i madh për sezonin e ardhshëm.
Ai është pjesë e Chelseat prej vitit 2018, ndërsa po kërkohet edhe nga Barcelona e Juventusi. Jorginho këtë edicion ka shënuar tre gola për Chelsean në të gjitha garat.