Mesfushori Jorginho përfundimisht do të largohet nga skuadra e Chelseat në fund të këtij sezoni, ka njoftuar “Daily Telegraph” të enjten. Bëhet e ditur se Jorginho ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në verë dhe do të largohet si lojtar i lirë.
Ai tashmë po shqyrton ofertat e skuadrave të tjera dhe sipas të gjitha gjasave sezonin e ardhshëm do të rikthehet në Itali.
31-vjeçari është pjesë e Chelseat prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Napoli, ndërsa ka të fituar edhe një titull kampioni të Anglisë. Këtë sezon, Jorginho ka shënuar tri gola në 22 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm