Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jorginho do ta rinovojë kontratën

Mesfushori i Italisë, Jorginho, së shpejti pritet ta rinovojë kontratën me skuadrën e Chelsesat, ka raportuar “Calciomercatoweb” të hënën. Mësohet se Jorginho tashmë ka nisur negociatat me drejtuesit e Chelseat dhe marrëveshja është afër finalizimit.

Me rinovimin e kontratës, Jorginho do të jetë pjesë e ekipit nga Londra deri në vitin 2025. Kontrata aktuale e tij skadon në vitin e ardhshëm.

Mesfushori 30-vjeçar iu bashkua Chelseat në vitin 2018 nga Napoli, kurse këtë edicion ka tri ndeshje të luajtura në Premier League dhe një gol të shënuar.