Menaxheri Joao Santos ka thënë se klienti i tij Jorginho do të nënshkruajë kontratë të re me Chelsean. Ai ka thënë se janë të lumtur që Napoli ka shprehur interesim për reprezentuesin e Italisë, por ka theksuar se Jorginho do ta vazhdoj kontratën me klubin anglez.
“Kemi një propozim nga Chelsea për të nënshkruar një kontratë te re, kështu që prioritet ka biseda me Chelsean. Jemi të lumtur me interesimin e Napolit, është një klub i veçantë për Jorginhon, por nuk ka asgjë për momentin”, ka thënë Santos.
Futbollisti i Italisë me Chelsean ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.