Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jorginho pranë largimit nga Chelsea

Agjenti i mesfushorit të Italisë, Jorginho, ka paralajmëruar largimin e futbollistit nga skuadra e Chelseat në fund të këtij edicionit.

Jorge Santos ka thënë se Jorginho e ka të hapur çdo opsion dhe se do ta marrë në konsideratë edhe ofertën e Juventusit, përcjellë “Tuttomercatoweb”.

“Dëshira e Jorginhos për t’u kthyer në futbollin italian ka ekzistuar gjithmonë. Ne do t’i marrim parasysh të gjitha ofertat që i kemi, përfshirë edhe të Juventusit”, ka thënë Santos.

30-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri vitin e ardhshëm, ndërsa këtë sezon në 38 ndeshje në të gjitha garat, Jorginho ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë tri asistime.

Artikuj të ngjashëm