Agjenti i Jorginhos, Joao Santos, ka pranuar të premten se mesfushori mund të kërkojë të largohet nga Chelsea nëse ata nuk janë në gjendje të rinovojnë kontratën e tij këtë verë.
Klubit aktualisht nuk i lejohet të blejë ose shesë asnjë lojtar, as të zgjasë marrëveshjet e ndonjë prej anëtarëve aktualë të skuadrës s pas sanksioneve të vendosura ndaj Roman Abramovich nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar .
“Nuk kam folur me Juventusin, por e di për interesin e tyre për Jorginhon. Nëse Chelsea dështon të rinovojë kontratën, atëherë ne do të dëgjojmë të gjitha skuadrat e përfshira”, deklaroi Jorginho.
Mesfushorit italian, kontrata me Chelsean i skadon në verën e viti 2023.
Artikuj të ngjashëm