Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle interesohet për Wernerin

Newcastle United ka shprehur interesim për sulmuesin e Chelseas, Timo Werner, ka njoftuar të mërkurën gazeta gjermane “Bild”.

Skuadra angleze me pronarë të rinj nga Arabia Saudite është duke synuar të përforcohet me lojtarë të nivelit të lart evropian.

Një nga lojtarët që kanë synim është edhe sulmuesi i përfaqësueses së Gjermanisë.

Werner ka humbur vendin e titullarit pas kthimit të Romelu Lukakut te Chelsea.