Newcastle Unitedi ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë të Benficas, Nuno Tavares, kanë njoftuar të mërkurën mediumet e huaja. Mësohet se ekipi anglez po insiston në transferimin e 21-vjeçarit, i cili ka një klauzolë lirimi prej 88 milionë eurosh, gjatë kësaj vere.
Te Newcastle, janë të gatshëm të ofrojnë rreth 35 milionë euro për ta bindur Benfican në lirimin e tij. Tavares këtë sezon ka tri asistime në 21 paraqitje për Benfican në të gjitha garat kurse pjesë e ekipit të parë është prej edicionit 2019/20. Ai ka kontratë me skuadrën portugeze deri në vitin 2024.
Artikuj të ngjashëm