Arsenali ka transferuar nga Benfica mbrojtësin e majtë Nuno Tavares, në një marrëveshje prej rreth 9.5 milionë eurosh.
21-vjeçari, që ka luajtur kundër Arsenalit në Ligën e Evropës sezonin e shkuar, është transferimi i parë i “Topçinjve” këtë verë.
Ai ka pasur 25 paraqitje në ekipin e parë të klubit nga Lisbona dhe ishte pjesë e Portugalisë U21.