Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle insiston për Gomezin

Newcastle Unitedi po insiston në transferimin e sulmuesit të Valencias, Maxi Gomez, ka njoftuar të hënën “Daily Express”.

Bëhet e ditur se Newcastle po vlerësohet favorit për shërbimet e Gomezit, i cili po kërkohet edhe nga Borussia Moenchengladbachu e Fenerbahçe.

Uruguaiani 26-vjeçar ka kërkuar largimin nga ekipi spanjoll dhe Newcastle ka ofruar 20 milionë euro për kartonin e tij. Ai iu bashkua Valencias në vitin 2019 nga Celta Vigo dhe ka kontratë deri në vitin 2024. Gomez këtë edicion ka dy paraqitje në La Liga.

Artikuj të ngjashëm