Uruguaiani Maxi Gomez do të largohet nga skuadra e Valencias gjatë këtij muaji, kanë njoftuar mediumet spanjolle të premten.
Bëhet e ditur se sulmuesi ua ka bërë me dije krerëve të ekipit spanjoll dëshirën e tij dhe gjasat janë të mëdha që të transferohet te Juventusi.
Gomez te Juventusi mund të huazohet deri në fund të edicionit me opsionin e blerjes në verë për 15 milionë euro. 25-vjeçari këtë sezon ka shënuar dy gola në 17 paraqitje për Valencian, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2024.
Ai te Juventusi po shihet si opsion i mirë për sulmin pasi ekipi italian edhe më herët kishte shprehur interesim për të.