Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle hyn në garë për Kvaratskhelian

Khvicha Kvaratskhelia ka qenë ylli i elitës së futbollit italian, Serie A. Skuadra e tij, Napoli, e fitoi titullin e kampionit në Itali.

Gjeorgjiani, falë paraqitjeve mbresëlënëse që pati në edicionin e kaluar, ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të njohura evropiane.

Në garë ka hyrë edhe skuadra e Premier Leagues, Newcastle United.

Newcastle, shkruan “Corriere dello Sport” të hënën, dëshiron t’i shpenzojë 95 milionë euro për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit.

Sipas këtij mediumi italian, për Kvaratskhelian janë interesuar edhe disa klube të elitës së futbollit të Arabisë Saudite.

Ai ka realizuar 14 gola dhe 17 asistime në 43 paraqitje në të gjitha garat për Napolin.

Artikuj të ngjashëm