Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle favorit për Asllanin

Mesfushori i Shqipërisë, Kristijan Asllani, ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Premier League.

Sajti “TeamTALK” ka raportuar të hënën se Newcastle Unitedi është futur fuqishëm në garë për Asllanin. Madje, thuhet se ekipi anglez është favorit për shërbimet e tij, pasi ka parakaluar të gjitha skuadrat e interesuara me ofertën për 20-vjeçarin.

Për kartonin e Asllanit, Newcastle ka ofruar dhjetë milionë euro dhe pritet që gjatë kësaj jave ta arrijë marrëveshjen me Empolin, ekip me të cilin Asllani ka kontratë. Sezonin e fundit, Asllani debutoi në Serie A dhe befasoi me paraqitjet e mira, duke shënuar një gol dhe duke bërë një asistim në 23 ndeshje. Krahas Newcastlet, interesim për Asllanin ka kohë që kanë shfaqur edhe Interi e Milani.

Artikuj të ngjashëm