Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

New Orleansi mposht Golden State në ndeshjen e tretë gjysmëfinale

Anthony Davis me dyshifror të dyfishtë prej 33 pikësh e 18 kërcimesh, ishte më i dalluari te skuadra e tij New Orleans Pelicans, në fitoren që në shtëpi e arriti përballë Golden State Warriors 119:100 në ndeshjen e tretë të serisë së gjysmëfinaleve të Play-Offit në Konferencën e Perëndimit.

Pelicans e arriti avantazhin gjatë çerekut të parë që e mbylli në të mirë të vet me shifrat 30:21, për t’u mos u ndalur deri në fund e për ta ngushtuar serinë e ndeshjeve në 2:1, transmeton Sporti në KTV.

Te skuadra e “Luftëtarëve” më të mirët ishin Klay Thompson me 26 pikë, Kevin Durant pati 22, kurse Stephen Curry që e zhvilloi takimin e dytë pas rikthimit nga lëndimi i gjurit, e përfundoi takimin me 19 pikë, por që mbetën vetëm për statistika.