Sport

NBA, James me Lakersat mposhtin thellë Golden Staten

LA Lakers - Golden State Warriors

LeBron James ka udhëhequr LA Lakersin drejt një fitore të thellë ndaj Golden State Warriorsit të shtunën mbrëma, në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale të plejofit në Konferencën Perëndimore të NBA-së.

Lakersi triumfoi 127:97, duke kaluar në epërsi 2:1 në këtë seri.

James nuk gjuajti asnjëherë nga loja në çerekun e praë, por e mbylli ndeshjen me 21 pikë.

Anthony Davis pati 25 pikë e 13 kërcime.

Te Golden State më i miri ishte Stephen Curry me 23 pikë.

Po të shtunën mbrëma Miami Heat triumfoi 105:86 ndaj New York Knicks dhe ka kaluar në epërsi 2:1 në serinë gjysmëfinale të plejofit në Konferencën Lindore të NBA-së.