Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

New Orleans përmbys rezultatin për fitore ndaj Lakers

New Orleans Pelicans e përmbysi disavantazhin e 11-të pikëve në çerekun e katërt kundër skuadrës Los Angeles Lakers, dhe fitoi në fund 128:125 në “Smoothie King Center”.

Anthony Davis e përfundoi takimin me 33 pikë dhe nëntë kërcime për Pelicans, ndërsa ndihmë të madhe dha edhe Rajon Rondo, me double-double prej 24 pikëve e 10 asistimeve.

Te Lakers, lojë të mirë mbi parket pati Kentavious Caldëell-Pope që shënoi 3 trepikësh dhe ishte lider i kalifornianëve me 28 pikë.