Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

James me dyshifror të trefishtë në fitoren e Lakersit

Foto: Reuters

LeBron James ka realizuar dyshifror të trefishtë prej 34 pikëve, 13 asistimeve e 12 kërcimeve, ndërsa LA Lakersi ka triumfuar të dielën mbrëma në udhëtim ndaj New Orleans Pelicansit me rezultatin 122:114.

“Një përformancë spektakolare nga LeBron James. Kur dyfishohet, ai është një prej asistuesëve më të mirë në ligë. Ai e ka treguar këtë”, ka thënë trajneri i Lakersit, Frank Vogel.

Supertalenti Zion Williamson shkëlqeu te New Orleansi. Ai shënoi 35 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.