Los Angeles Lakers shkriu disavantazhin e 20 pikëve dhe mposhti skuadrën Memphis Grizzlies 115:105. Ishte fitorja e shtatë rresht për kalifornianët.
Anthony Davis u rikthye nga dëmtimi i tendinës së Akilit dhe shënoi 35 pikë, ndërsa Lakers tani ka 21 fitore e 6 disfata. LeBron James kontribuoi në fitore me 28 pikë.
Me bilanc më të mirë, 21 fitore e 5 humbje është Utah Jazz. Katër basketbollistë të Jazzit shënuan të paktën 25 pikë, dhe arritën ta mposhtin Milwaukee Bucksin 129:115.
Edhe “xhezerët” janë në formë të mirë me gjashtë fitore të njëpasnjëshme. Paraqitje fantastike pati slloveni 21-vjeçar Luka Donçiq që realizoi plot 46-t pikë në fitoren e Dallas Mavericksit kundër New Orleans Pelicansit, 143:130.
Të premten në mbrëmje, Terry Rozier realizoi 41 pikë dhe shënoi dy trepikësha vendimtar në fundin e ndeshjes. Charlotte Hornets më pas fitoi ndaj Minnesota Timberwolves, 120:114.
Fitore shënoi edhe Orlando Magic ndaj Sacramento Kings 123:112, kurse Detroit Pistons ndali Boston Celticsin, 108:102. Los Angeles Clippers triumfoi ndaj Chicago Bulls 124:106, ndërsa Kawhi Leonard realizoi 33 pikë.
125:114 fitoi edhe San Antonio Spursi kundër Atlanta Hawks. Portland Trail Blazers mposhti Cleveland Cavaliersin 129:110, New York Knicks i shkaktoi disfatë Washington Wizardsit 109:91, kurse Denver Nuggets triumfoi 97:95 ndaj Oklahoma City Thunder.