Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

New Orleans Pelicans arrin fitoren e tretë rresht

New Orleans Pelicans ka vazhduar me formën e mirë në start të këtij edicioni pasi e ka arritur edhe fitoren e tretë rresht nga po aq ndeshje.

“Pelikanët” para shikuesve të vet triumfuan kundër Los Angeles Clippers me rezultat 116:109, transmeton “Sporti në KTV”. Edhe pa DeMarcus Cousins i cili këtë verë u transferua te kampioni Golden State, skuadra nga Luiziana është duke shkëlqyer me paraqitje, kurse në ndeshjen e fundit ishte më e mirë se “kalifornianët”.

Fituesi në këtë përballje u përcaktua në çerekun e fundit, në të cilën vendësit ishin më të qetë dhe e shijuan fitoren në fund. Më i miri te vendësit ishte Anthony Davis i cili përsëri ishte i pandalshëm me 34 pikë e 13 asistime.

Artikuj të ngjashëm