Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neto kërkon largimin nga Barcelona

Portieri Neto ka kërkuar largimin nga Barcelona, shkruan “El Nacional”.

Portieri brazilian dëshiron kalimin te Flamengo dhe kërkon nga drejtuesit e Barçës që ta pranojnë ofertën e klubit nga Brazili para se të mbyllet afati kalimtar.

32-vjeçari iu bashkua Barcelonës në vitin 2019, por është paraqitur në vetëm 19 ndeshje në të gjitha garat.

Ai vazhdimisht ka qenë portieri i dytë pas Marc-Andre ter Stegenit. Kontrata me Barcelonën Netos i skadon në verën e vitit 2023.

Artikuj të ngjashëm