Sport

Neto rinovon me Bournemouthin

Portieri nga Brazili, Neto ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Bournemouthit.

Ekipi nga Premier League ka njoftuar se Neto ka rinovuar kontratën e tij dhe do të mbetet pjesë e Bournemouthit deri në verën e vitit 2026.

33-vjeçari u transferua te Bournemouthi para fillimit të këtij sezoni nga Barcelona dhe ka impresionuar me paraqitjet e tij në portë, duke detyruar klubin t’ia vazhdojë kontratën aktuale që i skadonte në verë.

Neto ka regjistruar 33 paraqitje për Bournemouthin në të gjitha garat, ndërsa para Barcelonës ka luajtur edhe te Valencia, Juventusi e Fiorentina.