Portieri Neto është prezantuar të dielën te Bornemouthi.
Ai me klubin e Premier Leagues së Anglisë ka nënshkruar kontratë për një vit.
Te Bornemouthi, braziliani 33-vjeçar ka kaluar si futbollist i lirë. Te klubi anglez kanë vlerësuar karrierën e Netos.
“Të transferosh një lojtar të kalibrit të Netos është shumë e këndshme. Ne jemi të lumtur që ai ka zgjedhur të na bashkohet ne. Ai ka përvojë të madhe në nivelin më të lartë dhe jemi të sigurt që do të jetë një pasuri e madhe për ne”, ka thënë shefi ekzekutiv i klubit, Neill Blake.
Neto më herët karrierë ka bërë edhe te Valencia, Juventusi dhe Fiorentina. Ai një ndeshje ka luajtur edhe për Brazilin.