Portieri brazilian Neto ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Premier League. “Mundo Deportivo” ka njoftuar të mërkurën se Arsenali ka shprehur interesim për portierin e Barcelonës. Mësohet se Arsenali është i gatshëm të ofrojë 15 milionë euro dëmshpërblim për ta siguruar transferimin e Netos gjatë kësaj vere.
Neto 32-vjeçar ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023, por gjasat janë të mëdha që të largohet nga klubi spanjoll për shkak se nuk është i kënaqur me pozitën e portierit të dytë. Edicionin e shkuar, ai regjistroi vetëm 12 paraqitje për Barçën në të gjitha garat. Neto është pjesë e Barcelonës prej vitit 2019, kurse karrierë në Evropë, ka bërë edhe te Valencia, Juventusi e Fiorentina.