Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali pas Netos

Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për shërbimet e portierit brazilian Neto, i cili është pjesë e Barcelonës, ka raportuar të mërkurën “Mundo Deportivo”.

Neto 31-vjeçar ka kërkuar largimin nga Barcelona në fund të këtij edicioni dhe Arsenali është i gatshëm të bëjë ofertë për kartonin e tij.

Ekipi anglez është i bindur se me një ofertë prej dhjetë milionë eurosh mund të sigurojë shërbimet e Netos, i cili këtë edicion ka pasur minutazhë të vogël te Barcelona.

Ai ka regjistruar 11 paraqitje në të gjitha garat me Barcelonën, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023. Neto është pjesë e Barçës prej vitit 2019 kurse në Evropë ka bërë karrierë edhe te Valencia, Juventusi e Fiorentina.