Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique shpreson që Argjentina ta fitoi Botërorin në Katar, nëse këtë nuk e bënë Spanja.
Enrique ka shprehur përkrahje publike për superyllin argjentinas, Lionel Messi, që është në kërkim të lavdisë në Botëror.
Spanja e ka fituar Botërorin në vitin 2010, ndërsa Argjentina nuk ka fituar titull të botës që nga viti 1986.
“Nëse Spanja nuk e fiton Kupën e Botës, do të doja që ta fitonte Argjentina për shkak të Messit. Do të ishte e padrejtë ndaj Messit nëse pensionohet pa e fituar Kupën e Botës”, ka thënë Enrique, raporton goal.com.