Sport

Nëse largohet Costa, Chelsea synon sulmuesin italian

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte nuk e dëshiron më në radhët e veta Diego Costan, dhe në rast të largimit të tij në këtë afat kalimtar atëherë do të kërkojë shërbimet e sulmuesit italian, Andrea Belotti, raporton Daily Star.

Për Costan ka shprehur interesim së fundi edhe Deportivo La Coruna, e cila është e gatshme ta huazojë deri në janar, pasi lojtari dëshiront të transferohet vetëm tek Atletico Madridi, transmeton Koha.net.

Nëse Costa shitet tek Atletico atëherë Chelsea është i gatshëm të lëvizë për Belottin, i cili ka shënuar 38 gola në 70 paraqitje në Serie A për Torinon.