Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Diego Costa në plane të Napolit

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa është duke u kërkuar nga skuadra e Serie A së Italisë, Napoli, njofton "La Repubblicca" të mërkurën.

Ish-sulmuesi i Chelseat është duke menduar të largohet nga Atletico këtë verë dhe Napoli ka shfaq interesim që të sjellë reprezentuesin e Spanjës në Serie A.

Costa 30-vjeçar ka kontratë me Atletico Madridin deri në verën e vitit 2021. Stinorin e fundit ai shënoi pesë gola e asistoi tri herë në 21 ndeshje në të gjitha garat, transmeton Koha Ditore.

Ai pati probleme të shumta me lëndime edicionin e kaluar. Për Spanjën, Costa ka zhvilluar 24 ndeshje dhe ka shënuar dhjetë gola.