Skuadra e Napolit ka shprehur interesim për sulmuesin e Atletico Madridit, Diego Costa. Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja italiane "Gazzetta dello Sport".
Raportohet se Napoli është i gatshëm të paguajë rreth 40 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e sulmuesit në fund të këtij edicioni, përcjell Koha Ditore.
Costa pritet të largohet nga Atletico gjatë verës, pasi këtë edicion ka vetëm pesë gola në 21 paraqitje në të gjitha garat.
30-vjeçari ka kontratë me Atleticon deri në verën e vitit 2021. Karrierë ka bërë edhe te Chelsea, Rayo Vallecano, Valladolidi, Celta Vigo e Braga. Ka edhe 24 ndeshje e dhjetë gola të shënuar me Përfaqësuesen e Spanjës.