Kampionia Drita do ta nisë në shtëpi mbrojtjen e titullit në ndeshjen derbi përballë Llapit. Shorti për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll është tërhequr të enjten në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ndërkohë, nënkampioni Gjilani do ta ketë si kundërshtar të parë Feronikelin në Drenas, derisa fituesja e Kupës, Prishtina e pret Drenicën në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBallkani do të luaj në udhëtim kundër skuadrës së rikthyer në Superligë Besës, derisa Trepça ’89 e pret në Mitrovicë ekipin e promovuar në elitën e futbollit kosovar, Arbërinë.
Sezoni i ri 2020/2021 është paraparë të nisë më 12 shtator dhe do të zhvillohet me 36 xhiro me sistem të katërfishtë.