Sulmuesi Reiss Nelson e ka vazhduar kontratën me Arsenalin. Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 me klubin nga Londra.
23-vjeçari ka shënuar tri gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 11 ndeshje në Premier League sezonin 2022/2023.
Anglezi u kthye te Arsenali në qershor të vitit të kaluar nga Feyenoordi holandez. Për një periudhë ishte huazuar edhe te Hoffenheimi në Gjermani.
Ai është produkt i akademisë së Arsenalit, ndërsa 12 ndeshje ka luajtur edhe për Përfaqësuesen U21 të Anglisë.
Artikuj të ngjashëm