Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nelson, objektivi kryesor i Brightonit

Reiss Nelson është objektivi kryesor gjatë verës i skuadrës së Brightonit. 24-vjeçari anglez ka pasur pak hapësirë te skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta.

Ka luajtur 656 minuta në 23 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual. Për Arsenalin ka shënuar një gol dhe ka asistuar tri herë.

Por Nelson më herët ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Arsenali në drejtim të ndonjë skuadre ku do të mund të luante më shumë.

Me Arsenalin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Më herët ka luajtur për Shpresat e Anglisë.