Milani mund ta marrë falas në verë sulmuesin e krahut, Reiss Nelson. “The Sun” ka raportuar të enjten se Neslon nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me Arsenalin.
23-vjeçari me klubin anglez ka kontratë deri në verën e këtij viti. Milani e vlerëson sulmuesin anglez, të cilin e ka përcjellë për një kohë të gjatë.
Nelson ka shënuar tre gola dhe ka asistuar dy herë në Premier League këtë sezon. Ai ka luajtur vetëm 123 minuta.
Nelson ka mbetur nën hijen e Bukayo Sakas dhe Gabriel Martinellit këtë sezon.