Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nelson rinovon me Arsenalin

Sulmuesi i krahut, Reiss Nelson nuk do të largohet nga skuadra e Arsenalit, pasi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.

“Daily Mail” ka njoftuar se Nelson tashmë është pajtuar me kushtet e ofruara nga Arsenali dhe zyrtarizimi i rinovimit të kontratës që i skadon muajin tjetër, do të bëhet muajin e ardhshëm.

Me rinovimin e kontratës, 23-vjeçari do të jetë pjesë e Arsenalit deri në vitin 2027 dhe do ta ketë opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Nelson para fillimit të këtij edicioni u rikthye tek Arsenali pas huazimit te Feyenoordi dhe në 17 paraqitje në të gjitha garat deri më tani, ka realizuar 3 gola dhe ka bërë po aq asistime.

Artikuj të ngjashëm