Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në vend të Zenelit, Bunjaki pritet të ftojë Flamur Kastratin

Selektori në largim i Kosovës, Albert Bunjaki, ka njoftuar se për dy ndeshjet e fundit kualifikuese, në vend të Arbër Zenelit, do t’i ftojë Flamur Kastratin e Elbasan Rashanin.

Do ta kthejë edhe Bersant Celinën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kemi alternativa të shumta në pozitat e krahëve. Pas ndeshjes së parë do të kthehen edhe Valoni e Bernardi. Flamur Kastrati dhe Elbasan Rashani do të ftohen. Por, për të gjitha ndryshimet do të njoftoheni të martën, kur edhe do të mbahet konferenca për shtyp, në të cilën edhe do ta bëjë publike listën e lojtarëve. Si kam thënë edhe më parë, do të kthehet edhe Bersant Celina, i cili luan në pozicionet e krahëve. Është edhe Besar Halimi. Për pjesën ofensive kemi alternativa, por sigurisht se mungesa e Zenelit do të jetë e madhe në këtë moment kur po kalonte një formë të shkëlqyer dhe ka qenë pa diskutim startues”, ka theksuar Bunjaki.