Po ashtu, Giresse në konferencën për shtyp ka konfirmuar mungesën e sulmuesit të krahut, Elbasan Rashani për dy ndeshjet e këtij muaji. Rashani ishte ftuar për duelet me Izraelin dhe Andorrën, por nuk do t’i bashkohet ekipit për shkak të lëndimit.
E në mungesë të Rashanit, Giresse nuk ka ftuar asnjë lojtarë tjetër, pasi ka thënë se aktualisht ka 25 futbollistë në dispozicion që janë të mjaftueshëm për këto dy përballje. Ai ka shtuar se edhe Uran Bislimi nuk ka mundur t’i bashkohet ekipit për këto ndeshje dhe është zëvendësuar me Blendi Idrizin.
“Në krahasim me listën e parë, i kemi dy ndryshime, Rashani mungon për shkak të lëndimit dhe Uran Bislimi, i cili është zëvendësuar me Idrizin. Pas lëndimit të Rashanit, është vendosur të mos merret klojtarë tjetër sepse kemi 25 lojtarë”, ka shtuar Giresse.