Seleksionuesi në largim i Kosovës, Albert Bunjaki, vazhdon të besojë se do t'ia sigurojë Kosovës një fitore në eliminatorët për Botërorin 2018, shkruan sot Koha Ditore.
Ai të martën ka publikuar listën me emrat e futbollistëve, që i llogarit për dy ndeshjet e fundit të këtij cikli dhe emra të rinj janë mesfushori i skuadrës norvegjeze Sandefjord, Flamur Kastrati dhe portieri i Prishtinës, Visar Bekaj.
Në fakt, ata ishin ftuar edhe më herët, por vetëm për ndeshje miqësore. Më shumë se kjo dyshe, në listën e Bunjakit bie në sy mungesa e të lënduarve Arbër Zeneli, Enis Alushi, Benjamin Kololli dhe Herolind Shala, kurse në ndeshjen kundër Ukrainës më 6 tetor në Shkodër, do të mungojnë edhe Valon e Bernard Berisha për shkak të kartonëve të verdhë. Ata do të kenë të drejtë të luajnë vetëm në ndeshjen e fundit, atë kundër Islandës, më 9 tetor në Reykjavik.
Pas një kohe, Bunjaki ka kthyer në ekip sulmuesin e skuadrës norvegjeze Odd, Elbasan Rashani, mesfushori e skuadrës angleze, Ipswich Town, Bersant Celina dhe mbrojtësit Alban Pnishi i Grasshoppersit e Fidan Aliti i Skënderbeut të Korçës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Në vend të Zenelit, Bunjaki pritet të ftojë Flamur Kastratin
-
Kosova larg gjendjes optimale, por me shpresë për të befasuar Kroacinë
-
Përfaqësuesja në tjetër moment të vështirë, rritet numri i reprezentuesve rezervistë
-
Tjetër listë e Kosovës, të tjera vendime të kontestuara
-
Kosova pa gjysmën e skuadrës së parë ndaj Çekisë e Anglisë