Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në Ukrainë anulohet ndeshja pas rasteve me koronavirus

Liga e futbollit në Ukrainë ka thënë të shtunën se ka anuluar një prej ndeshjeve të para pas rifillimit pasi disa lojtarë dhe pjesëtarë të stafit te Karpaty janë testuar pozitivë për koronavirus.

Ndeshja në mes të Karpatyt dhe Mariupolit është dashur të luhet të dielën pa praninë e shikuesve.

Autoritetet e futbollit nuk kanë saktësuar numrin e të prekurve nga COVID-19 dhe se kur do të luhet ndeshja.

“Të infektuarit menjëherë janë izoluar. Ata nuk kanë simptoma”, thuhet në komunikatë të ligës.

Qeveria e Ukrainës ka nisur të lehtësojë masat e vëna në mars, ndërsa ka lejuar ngjarjet sportive nëse të gjithë pjesëmarrësit testohen dhe iu përmbahen kërkesave për siguri.

Është vendosur që ndeshjet të zhvillohen pa praninë e shikuesve në stadiume. Dynamo Kievi dhe Shakhtar Dontestku do të takohen të dielën.