Ndeshja e xhiros së parë të Premier Leagues në Ukrainë ndërmjet Rukh Lvivit dhe Metalist Kharkivit është ndërprerë për shkak të alamrit të sulmeve ajrore nga Rusia, kanë njoftuar të mërkurën mediumet e huaja. Dueli është ndërprerë në minutën e 43-të në pjesën e parë kur rezultati ishte 1:1.
Pas alarmit për sulme ajrore, skuadrat i janë nënshtruar protokollit të sigurisë, ku të gjithë futbollistët, stafi teknik i dy skuadrave dhe gjyqtarët janë futur në një bunker nëntokësor në stadium.
Po ashtu, edhe ndeshja tjetër Minaj – Lviv e paraparë të luhet të mërkurën nuk është zhvilluar fare për shkak të rrezikut nga sulmet. Sezoni i ri i futbollit në Ukrainë ka nisur të martën me vendimin e presidentit të vendit, Volodymyr Zelensky. Të martën, janë zhvilluar katër ndeshje.
-
Përfundon ndeshja që “zgjati” gati shtatë orë
-
Më shumë alarme për bomba se gola në ndeshjen e Krasniqit në Ukrainë
-
Alarmi ndërpret ndeshjen, Jashari e Salihu fitojnë në fund
-
Rusia kryen ndër sulmet më të mëdha që nga fillimi i luftës në Ukrainë
-
Dnipro-1 dhe Oleksandriya luajnë ndeshjen më të gjatë në histori të ligës ukrainase