Ekipi ukrainas ku paraqiten Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu, Cherkasy, e ka fituar ndeshjen kundër Versa-Rivnes, me rezultatin 1:0, të hënën pasdite. Ekipi i dy kosovarëve e fitoi ndeshjen me golin e minutës së 48-të.
Ndeshja u ndërpre për 30 minuta shkaku i alarmit të sigurisë të lëshuar në qytetin e Cherkasyt. Kjo ndodh jo rrallë në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse. Por kampionatin vazhdon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJashari e Salihu kompletuan ndeshjen që i takoi javës së 24-t të elitës së futbollit të Ukrainës. Cherkasy është në vendin e nëntë me 29 pikë, kurse Verse-Rivne zë vendin e 13-të me 19 pikë.
Mesfushori Jashari dhe mbrojtësi Salihu iu bashkuan ekipit ukrainas nga Drita në janar.