Mesfushori Muharrem Jashari, ka shkëlqyer të hënën mbrëma në Ukrainë. Ai shënoi një gol dhe kontribuoi me një asistim në fitoren e LNZ Cherkasyt ndaj Karpaty Lvivit me rezultatin 2:1.
Jashari fillimisht asistoi për golin e barazimit 1:1 në minutën e 61-të, kurse në minutën e 77-të shënoi golin e fitores për ekipin elitar të Ukrainës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJashari dhe dy mbrojtësit Hajdin Salihu e Ajdi Dajko kompletuan ndeshjen e javës së katërt të Premier Leagues së Ukrainës. Cherkasy është në vendin e dytë me nëntë pikë nga katër ndeshje.