Mbrojtësi Hajdin Salihu ishte vendimtar në fitoren e skuadrës ukrainase, LNZ Cherkasy.
Të dielën Cherkasy fitoi 2:1 ndaj Zorya Luhansk, në kuadër të xhiros së 29-të të elitës ukrainase.
Salihu shënoi për 1:1 në minutën e 52-të. Golin e shënoi me asistim të Muharrem Jasharit.
Ndërkohë asistoi për 2:1 në minutën e 87-të.
Mbrojtësi Hajdin Salihu e ka shënuar golin e tretë në elitën ukrainase të futbollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSalihu shënoi me asistim të Muharrem Jasharit për të barazuar në 1:1 rezultatin në ndeshjen LNZ Cherkasy – Zorya Luhansk.
Ndeshja që është ende duke u zhvilluar i takon xhiros së 29-të të kampionatit ukrainas. Jashari e Salihu janë lojtarë të rëndësishëm të Cherkasyt.