Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vetëm barazim për Jasharin e Salihun me Cherkasyn

Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu ishin titullar në një tjetër ndeshje për skuadrën e LNZ Cherkasyt në elitën e futbollit ukrainas.

Hajdini e kompletoi ndeshjen të premten ndërsa Jashari luajti deri në minutën e 73-të në barazimin në udhëtim te Metalisti.

Ndeshja u mbyll 1:1, ndërsa i takoi xhiros së 20-të.

Sergiy Rybalka shënoi për mysafirët në minutën e 76-të, kurse Vladlen Yurchenko i barazoi shifrat katër minuta para fundit.

LNZ Cherkasy ka 24 pikë në vendin e nëntë pas 19 ndeshjeve të luajtura.

Artikuj të ngjashëm