Qendërmbrojtësi Hajdin Salihu ia ka siguruar një pikë skuadrës ukrainase LNZ Cherkasy. Salihu shënoi golin e parë në elitën e futbollit ukrainas në minutën e 57-të për 1:1, në barazimin e LNZ Cherkasyt në shtëpi përballë Dnipro-1. Ndeshja është zhvilluar të martën dhe i ka takuar xhiros së 21-të.
Titullar te LNZ Cherkasy në këtë ballafaqim ishte edhe Muharrem Jashari, i cili luajti deri në minutën e 87-të.
Salihu dhe Jashari në janar të këtij viti u transferuan në kampionatin ukrainas nga Drita e Gjilanit. LNZ Cherkasy ka 25 pikë në mesin e tabelës, ndërsa Dnipro-1 është i treti me 39 pikë.