Rreth 15 shpërthime u dëgjuan të premten në mëngjes në Kharkiv të Ukrainës, ka thënë kryebashkiaku Ihor Terekhov. Sulmet me raketa ruse shënjestruan furnizimin me energji të qytetit, duke shkaktuar ndërprerje të pjesshme.
Forcat ruse lëshuan raketa lundrimi në Ukrainë nga Deti Kaspik në natën midis 21 dhe 22 marsit. Paralajmërimi për sulm ajror u lëshua në Kiev dhe të gjitha zonat.
Terekhov nuk raportoi për viktima nga sulmi, që u përshkrua si nga më të mëdhenjtë që nga nisja e luftës.
Terekhov u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, sepse rusët mund të nisin sulm të ri.
Në Ukrainën qendrore, kryebashkiaku i Kryvyi Rih, Oleksandr Vilkul, ka thënë se shpërthime u dëgjuan në qytet, por nuk dha detaje.
Administrata e qytetit jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia, raportoi gjithashtu tetë sulme me raketa.
-
Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës
-
Rusia lëshon qindra dronë mbi Kiev, sulmi më i madh ajror që prej fillimit të luftës
-
Të paktën 3 të vrarë e dhjetëra të lënduar nga sulmet ruse në Kharkiv të Ukrainës
-
Rusia kryen sulme masive me dronë në Ukrainë
-
Forcat ukrainase: Rusia nisi me breshëri sulmesh ajrore gjatë natës