Tetë persona, përfshirë dy 16-vjeçarë, mbetën të lënduar nga një sulm në fshatin Vasyliv Khutir, ka njoftuar guvernatori i rajonit Oleh Syniehubov.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi nuk ka ofruar detaje të tjera.
Forca Ajrore e Ukrainës ka bërë të ditur se Rusia kishte lëshuar 90 dronë dhe dy raketa balistike brenda natës kundrejt rajoneve ukrainase të Kharkivit, Odesës dhe Donjetskut.
Qyteti kryesor në rajonin e Kharkivit ishte gjithashtu cak i sulmeve ruse me dronë, që lanë të lënduar dy persona, sipas kryebashkiakut Ihor Terekhov.
“Sot, Kharkivi pësoi një sulm tjetër, armiku lëshoi 8 dronë të tipit Shahed në njërën nga depot ku autobusët tanë elektrikë po riparoheshin dhe mbaheshin”, ka thënë ai përmes një njoftimi në rrjetin social Telegram.
Terekhov ka shtuar se rreth 30 ndërtesa banimi u dëmtuan, teksa një autobus elektrik u shkatërrua plotësisht dhe 18 të tjerë pësuan dëme.