Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rifillon futbolli në Ukrainë

Ukraina të martën e ka nisur sezonin e saj të ri në futboll, përkundër pushtimit nga Rusia. Në ndeshjen e parë të Premier Leagues të Ukrainës, Shakhtar Donetsku ka luajtur pa gola ndaj Metalistit 1925 nga Kharkivi. Ndeshja është zhvilluar në “Olympiysky Stadium” në Kiev.

Në ceremoninë hapëse para ndeshjes, futbollistët e dy skuadrave dhe gjyqtarët janë futur në fushë me flamurin e Ukrainës të vendosur prapa krahëve.

Ata gjithashtu ka mbajtur edhe një pano ku shkruante “Ne kemi kurajon e njejte”. Futbollisatët e Shakhtarit, kishin të veshura fanella me mbishkrimin “Donetsk. Ukraina do të fitoj”, ndërsa ata të Metalistit 1925, e kishin mbishkrimin “Kharkiv. Ukraina do të fitojë”. Në fanellat e para ndeshjes, të dy ekipet e kishin të vendosur logon e forcave të armatosura të Ukrainës.

Artikuj të ngjashëm